Gjykata e Durrësit ka lënë në “arrest me burg” 7 të dyshuarit për marrëdhënie seksuale në grup me të një të mitur 13-vjeçare nga qyteti i Kavajës.

Seanca, e cila u zhvillua paraditen e kësaj të hëne nga ora 10:30 deri në orën 13:00, u zhvillua me dyer të mbyllura sipas parashikimeve të Kodit të Drejtësisë Penale për të miturit dhe Kodit të Procedurës Penale.

Si autorët, ashtu dhe viktima janë që të gjithë minorenë. Pas marrjes në pyetje të të akuzuarve, gjykata la në fuqi vendimin e mëparshëm të datës 1 shkurt për t’i mbajtur të miturit në burg, siç kërkoi edhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit.

Megjithatë, njëri nga të pandehurit vijon të jetë në kërkim, ndaj vetëm 7 u njohën me masën e sigurisë ndaj tyre.

Nga qyteti i Kavajës, në një lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin informativ të mesditës në Top Channel, gazetarja Juli Ristani solli edhe versionin e të atit të viktimës.

  Përdhunimi i minorenes, babai: E shantazhuan përmes një videoje intime

I traumatizuar nga kjo ngjarje, ai ka deklaruar se do të largohet nga vendi, drejt një shteti të Bashkimit Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA