Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, reagoi e habitur nga takimi i Albin Kurtit me studentët që kanë bllokuar mësimin në disa fakultete.

“S’i besova syve kur pashë Albin Kurtin sot brenda pengmarrjes së mjediseve universitare, pa ia dëgjuar ndonjëherë mendjen për ligjin e Arsimit të Lartë në Shqipëri”, shkruan Kumbaro, sipas së cilës kjo vizitë e kreut të Vetëvendosjes është pa lidhje me vullnetet për të përmirësuar botën universitare.

“Çfarë zhgënjimi i madh ta shohësh aq të tjetërsuar njeriun që ke vlerësuar”, përfundon reagimin e saj ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA