Armir Grima, ish-trajneri i kombëtares së ekipit të futbollit të femrave, mbetet në arrest shtëpie.

Ky është një lehtësim që me sa duket drejtësia ka vendosur t’i bëjë paraprakisht duke e shkëputur nga akuzat e grupit të të “fortëve” të Shkodrës, të njohur si banda “Bajri”.

Armir Grima është një nga 11 të arrestuarit ku pjesa e akuzës bazohej në disa përgjime telefonike mes tij dhe Safet Bajrit, për tolerimin e një ndeshjeje mes Vllaznisë B dhe Tërbunit. Deri në këto momente, Armir Grima ka bërë 4 muaj burg në kryeqytet në qelitë e paraburgimit 313 dhe është transferuar prej mëse dy javësh në shtëpinë e tij në pritje të shkëputjes së çështjes nga akuzat e prëgjtihshme e të ashuquajturës banda “Bajri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA