Presidenti Meta ktheu në Kuvend për rishqyrtim p/ligjin e Noterisë, pjesë e 40 ligjeve të Reformës në Drejtësi. Këshilltari i tij ligjor shpjegoi arsyet para Komisionit të Ligjeve.
“Presidenti arriti në përfundimin se ka paqartësi që mund të sjellin probleme në zbatimin e tij në të ardhmen”, tha Bledar Dervishaj.
Shqetësimet e Presidentit nuk gjetën dakortësinë as të Dhomës së Noterisë, as të drejtueses së misionit EURALIUS, që bashkë me amerikanët kanë qenë bashkëautorë të reformës në drejtësi.
Mimoza Sadushi, kryetarja e Dhomës së Noterisë, tha: “Nuk biem dakort me arsyetimin e Presidentit”.
Agnes Berhard, drejtuese e misionit EURALIUS u shpreh: “Ligji përpiqet të bëjë një balancë proporcionale të interesave të elementëve të ndryshëm dhe ne besojmë se ky ligj arrin ta krijojë balancën e duhur. Pa qenë nevoja të futeshim shumë në teknikalitete, ne besojmë se ligji është në përputhje me standardet europiane”.
Presidentin e justifikuan demokratët. Enkelejd Alibeaj theksoi: “Në gjendjen ku kemi përfunduar, pa Gjykatë Kushtetuese, Presidenti detyrohet me të drejtë të futet në çështje të teknikës legjislative”.
Ndërsa LSI sulmoi mazhorancën, duke folur për tendera e klientelizëm.
Në fund të mbledhjes, mazhoranca vendosi të rrëzojë dekretin e Presidentit Meta duke preferuar të mos e ndryshojë Ligjin e Noterisë.
Top Channel