Ashtu siç bëri edhe një ditë më parë nga Fieri, prej nga ku iu përgjigj paralajmërimit të kryeministrit Rama ndaj studentëve, sipas të cilit ata do të rrezikonin vitin akademik nëse do të vijonin me bllokimin e procesit mësimor, edhe këtë të hënë kreu i Partisë Demokratike ka ritheksuar të njëjtin mesazh.
Basha: Rama nuk ka shans që t’i djegë vitin studentëve!
Këtë herë duke shfrytëzuar “Twitter”-in, kryeopozitari Basha siguron edhe njëherë studentët se nuk do të rrezikojnë vitin akademik, madje iu bën thirrje të mos kenë frikë.
I kapur nga paniku Rama kërcënon #studentët me humbjen e vitit shkollor. Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta! #16shkurt pic.twitter.com/zWCDF67puy
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 4, 2019
Sipas tij, Rama i kërcënon studentët me humbjen e vitit shkollor për shkak se e ka kapur paniku.
Ndërkohë, duke e quajtur kauzën e tyre të drejtë, e duke shprehur mirënjohjen për shembullin e tyre, Basha theksoi se e gjithë shoqëria është me ta.
Statusi mbyllet me datën 16 shkurt, ditë në të cilën opozita ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste popullore për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Rama.
Top Channel