Dje dhe sot në Sanatoriumin e Tiranës kanë ndodhur dy raste vdekjesh.
Bëhet fjalë për një rast dje në mbrëmje, ku i sëmuri ka qenë i prekur nga një pneumoni akute, më herët u prek nga gripi që i shtoi komplikacionet.
Ndërsa rasti i dytë ishte sot në mëngjes. Megjithatë, mjekët dhe punonjësit e Sanatoriumit tregohen të kujdesshëm dhe nuk konfirmojnë që shkaktar i vdekjes është gripi. Por, ajo që ata pranojnë është se Sanatoriumi dhe veçanërisht sallat e reanimacionit janë plot me të sëmurë rëndë për shkak të gripit.
“Kam shtruar një familjar pasi vuan nga mushkëritë. Këtu blej gjithçka, edhe vigonët. Në Shqipëri pothuajse mungon çdo gjë”, thotë një qytetar,
“Shumë ilaçe që nuk kishte spitali u detyrova t’i blija në farmaci”, thotë një tjetër.
Gripi këtë vit shkakton probleme me mushkëritë, pamundësi frymëmarrjeje dhe për këtë arsye duhet që t’u sigurohet frymëmarrje artificiale. Në Sanatorium janë shumë raste të tilla, disa edhe në rrezik për jetën.
Top Channel