
Këto janë vetëm disa nga pamjet që tronditën e shkunden botën për atë që po ndodhte në Kosovë.
Zona të tera u përpinë nga masakra të kobshme ku policia, ushtria e paramilitaret serbë nuk kursenin askënd. Gjithçka duhet të zhdukej, jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët, shtëpitë e çdo gjë që lidhej me ta, me shqiptarët dhe identitetin e tyre.
Mijëra e mijëra shqiptarë të Kosovës janë masakruar vetëm gjatë dy viteve 1998 – 99. Shumë prej tyre, civilë, burra, gra e fëmijë ende rezultojnë të zhdukur.
Ky dokumentar do të sjellë të vërteta të dhimbshme, rrëqethësen e të drejtpërdrejta. Materialet që do të paraqesim kanë përmbajtje të fortë, por janë e vetmja mënyre për të treguar fytyrën e vërtetë të kësaj tragjedie të frikshme.
Dokumente, të dhëna, dëshmi dhe fakte të forta e tronditëse do të vijnë sot në mbrëmje në 20:10 në dokumentarin e gazetarit Marin Mema. Një histori që nuk mund e nuk duhet harruar…
Top Channel