Kreu i Bashkisë e cilësoi pozitive reformën administrative, e cila krijoi mundësi për shpërndarjen e investimeve edhe në zonat rurale, që me ndarjen e vjetër do e kishin të pamundur financiarisht të përmirësonin kushtet e jetesës për komunitetin.
“Ne për eksperiencën tonë në Tiranë, filluam me 24 njësi vendore, me 24 kryetarë njësish, me 24 sekretarë, me 24 Këshilla të Njësive Administrative. Kur mendoj se sot kemi mundësi të ndërhyjmë në njësi, që me kushtet e tyre modeste në nivel taksimi, në nivel fuqie punëtore apo realizimi investimesh, do t’i kishin të pamundura, besoj që si socialist dhe progresist, kjo reformë është një histori suksesi”, tha ai, ndërsa e krahasoi gjendjen e mëparshme të njësive vendore me situatën që janë sot universitetet.
Me fokus në zgjedhjet e ardhshme, Veliaj kërkoi prej drejtuesve të njësive të tjera vendore që të respektojnë Kodin Zgjedhor, duke kufizuar përdorimin dhe afishimin e materialeve propagandistike zgjedhore që sjellin ndotje të ambienteve publike.
“Ju e dini që jemi në situatë, ku me kodin e ri zgjdhor ka rënë volumi i ndotjes akustike, vizive, estetike në qytet dhe inkurajimi gjithmonë ka qenë, sidomos për kryetarët e bashkive është një dramë fushata, se shpërthejnë posterat, ndotja dhe grafiti, vandalizmi që ndodh prej pasionit militant, fatmirësisht për kodin e ri, edhe fushata është me e shkurtër, por edhe këto billbordet janë hequr. Në këtë sens të inkurajojmë të gjithë një fushatë më civile, më modeste, më me këmbë në tokë, edhe pa kallangjosje që i ndodh tipikisht qyteteve, ku gjithë Shqipëria bëhet për një pastrim masiv pas fushate”, tha ai.
Top Channel