I konsideruar si kreu i një grupi tejet të rrezikshëm kriminal që ka vepruar ndër vite në Shkodër e që mund të jetë një ndër subjektet që do t’i nënshtrohet ligjit famëkeq “41 biss”, ose ndryshe burgut të egër, Safet Bajri doli këtë të premte 6 orë në liri, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.
Leja e veçantë për të paraburgosurin Bajri u dha vetëm pasi u mor edhe miratimi i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe asaj të Shkodrës.
I konsideruari si i “forti” i Shkodër, Safet Bajri u nis drejt qytetit të lindjes rreth rreth 10:20 të paradites së të premtes për të mbërritur në varrimin e të atit rreth orës 13.00.
I paraburgosuri mësohet se ka shkuar fillimisht në banesën e tij, e më pas drejt varrezave, për tu kthyer pas gjashtë orësh dhe izoluar sërish në ambjentet e paraburgimit 313 në Tiranës.
Safet Bajri u vu në pranga në shtator të 2018 në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. Ai dyshohet të jetë kreu i një grupi kriminal që kryente trafik droge, vrasje dhe trukim ndeshjesh. Rezulton se Bajri është dënuar edhe nga drejtësia belge për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, dënim të cilin po e vuan në Shqipëri.
Top Channel