Autoriteti i Mediave Audiovizive ka nisur një kontroll të imtësishëm të transmetimeve të televizioneve kabllore.

Brenda një jave janë bllokuar dhe sekuestruar pajiset e tre subjekteve që transmetonin në mënyrë pirate, në Korçë, Pukë dhe Tropojë. Sinjali shpërndahej përmes rrjeteve kabllore dhe numerike. Enkelejd Lamaj, drejtor i drejtorisë së mbikëqyrjes në AMA, thotë se plani i kontrolleve do të përfshijë të gjithë vendin.

“Aktualisht jemi duke bërë kontrollin në të gjithë territorin e Shqipërisë për transmetimet audiovizive të paligjshme qoftë të pautorizuara fare nga autoriteti i mediave ashtu dhe subjekte që piratojnë programe televizivet e subjekteve të tretë, vetëm këtë javë në kemi bërë tre sekuestrime te subjekteve e kabllore në Korçë, në Pukë, në Tropojë. Në momentin e konstatimit masa kryesore është bllokimi i pajisje dhe sekuestrimi i tyre, pastaj procedohet me vendim për gjobë. Gjoba varion nga 5 deri ne 10 milion leke te reja flasim”, tha Enkelejd Lamaj, Drejtor i drejtorisë së mbikëqyrjes, AMA.

Kujdes duhet të bëjnë qytetarët, pasi abonimi ne subjekte piratues sjell vetëm dëme financiare. Në momentin e bllokimit paratë e abonimeve nuk ju kthehen më.

“Qytetaret duhet të kuptojnë që në momentin që marrin abonimin apo tentojnë të përfitojnë shërbim audioviziv nga subjekte të palicesuara herët a vonë ky shërbim do të ndërpritet, dhe në qoftë se kanë bërë pagesat, padyshim ato pastaj janë pagesa të bëra në mënyre të kotë sepse nuk do ta kenë me këtë shërbim. AMA po vijon me identifikimin e të gjithë subjekteve piratues dhe është e sigurt që të gjitha këto do të mbyllen”, tha Enkelejd Lamaj, Drejtor i drejtorisë së mbikëqyrjes, AMA.

Zyrtarisht në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin 75 televizione kabllore, të cilat do të kalojnë në sitën e AMA-s për transmetimet që kryejnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA