Një leopard ka shkaktuar panik në qytetin indian Jalandhar pasi u end rreth e rrotull për disa orë duke sulmuar banorët, para se të bllokohej…
Katër persona u hodhën në tokë dhe u kafshuan nga leopardi i zemëruar që u end nëpër rruginat e qytetit me 800 mijë banorë për më shumë se gjashtë orë deri sa u kap.
Video të bëra tani virale, tregojnë turmat të mbledhura për të parë leopardin, që kërcente në kopështet e banorëve. Ai po ashtu shihej ti ngjitej edhe mureve si edhe rrëzoi një burrë nga shkalla ndërsa ai po përpiqej ti hidhte një rrjetë për ta kapur. Fatmirësisht, të gjithë personat që i provuan dhëmbët e kafshës, shpëtuan pa plagë të rënda. Të lënduarit, kishin ardhur në zonë me shpresën për të parë leopardin dhe më pas ishin bërë viktima të përpjekjeve të dëshpëruara të tij për tu larguar nga qyteti.
Zyrtarët fillimisht tentuan ta kapnin kafshën me rrjetë, por më pas kaluan tek armët me qetësues. Turmat e mbledhura përreth, e bënë operacionin e tyre akoma më të vështirë.
Top Channel