Lulzim Basha deklaroi nga Durrësi se Vangjush Dako është shndërruar në “shëmbëlltyrën e regjimit që sundon sot Shqipërinë”.

Kreu i PD-së u shpreh me tone të ashpra ndaj kryebashkiakut të Durrësit, ndërsa e quajti atë si “simbolin e betonimit”, që ka uzurpuar çdo gjë jashtë parametrave urbane.

“Axhenda normale e interesit publik është axhenda e punësimit, gjallërimit të ekonomisë dhe luftës kundër varfërisë. Ne si PD jemi të vendosur t’i japim vendit mundësinë e rimëkëmbjes së shpresës dhe besimit tek kapacitetet e vendit. Këtë e shohim tek çmontimi i rreziqeve kryesore të kapjes nga krimi, shkatërrimi i rrjetit oligarko-kriminal që ka kapur vendimmarrjen në nivel qëndror dhe lokal”, tha Basha.

“Vangjush Dako është kryebashkiaku i votave të vjedhura, autori i vjedhjes së votave të 2017-s, përfituesi kryesor i betonizimit të Durrësit, njeriu që ka shkelur çdo rregull, çdo parametër urban për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në këtë qytet dhe njeriu që përcakton që betonierët mund të kalojnë vetëm nëse janë të kompanisë së tij dhe vetëm njerëzit që janë lidhur me të mund të punojnë dhe të ecin përpara. Është shëmbëlltyra e regjimit që sundon sot Shqipërinë”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA