ARRSH: Të gjitha akset kombëtare janë të hapura. Ja ku kalohet me zinxhirë
01/02/2019 10:08
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në asnjë prej akseve rrugore kombëtare nuk është i bllokuar nga reshjet e borës së ditëve të fundit, e qarkullimi bëhet pa problem.
Vështirësi nga ngricat kanë vetëm dy akse rrugore, njofton ARRSH.
Konkretisht akset në cilat janë të domosdoshme përdorimi i zinxhirëve janë: Qafe Dragalice – Klenje dhe Klenje – Steblevë.
Top Channel