Në një takim me të gjitha Shoqatat e Bizneseve dhe Sipërmarrësit që operojnë në Shqipëri, kreu i PD, Lulzim Basha prezantoi alternativën për zhvillim ekonomik. Por së pari, sipas Bashës sistemi ekonomik duhet çliruar nga zaptimi i trefishtë i tregut: Krimi, Oligarkia dhe Burokracia.

Basha tha se Partia Demokratike arriti të imponojë axhendën e dekriminalizimit të institucioneve shtetërore dhe se Partia Demokratike ka shpallur një platforme të qarte e të plotë për shkatërrimin e sistemit oligarkik të Edi Ramës.

Sipas kryetarit të PD asnjë kontratë, leje a licencë e fituar në mënyrë abuzive nuk do të mbetet në fuqi. Çdo pasuri e vënë abuzivisht do të hetohet me barrën e provës të ligjshmërisë mbi oligarkët e nëse gjendet në keqbërje ndaj popullit e vendit, do të konfiskohet.

Basha tha se Ka sinjale që 1,5 miliardë dollarë kontrata korruptive do të hidhen në treg këtë vit. E paralajmëroj sistemin bankar, tha Basha dhe institucionet financiare të mos bëhet pjesë e kësaj piramide nëse nuk duan që kjo piramidë t’i marrë me vete.

“Oligarkia meriton të njëjtën luftë si krimi. Ajo vjedh e grabit të sotmen dhe të ardhmen, njësoj si krimi. Një grusht kompanish të oligarkeve dhe rrjetit të tyre fitojnë thuajse të gjithë tenderët shtetërorë, kontratat PPP, lejet e licensat, me çmime super favorizuese për ta, me fonde limite qe i caktojne vete dhe i fitojne vete. Grabitje e financave publike, rritje e borxhit për çdo shqiptar. Oligarkia, nëbashkëpunim me regjimin e Edi Ramës, po rrënon biznesin e vogël e të mesëm dhe po dekurajon edhe biznesin e madh, që nuk është pjesë e tepsisë së pushtetit”, u shpreh Basha.

Më tej a theksoi se PD ka shpallur një platforme të qarte e të plotë për shkatërrimin e sistemit oligarkik të Edi Ramës dhe shpurës së tij.

“Asnjë kontratë, leje a licencë e fituar në mënyrë abuzive nuk do të mbetet në fuqi. Çdo pasuri e vënë abuzivisht do të hetohet me barrën e provës të ligjshmërisë mbi oligarkët e nëse gjendet në keqbërje ndaj popullit e vendit, do të konfiskohet. Kemi sinjale që 1,5 miliardë dollarë kontrata korruptive do të hidhen në treg këtë vit. E paralajmëroj sistemin bankar dhe institucionet financiare të mos bëhet pjesë e kësaj piramide nëse nuk duan që kjo piramidë t’i marrë me vete”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA