Wake Up/ Altin Hoxha: 30 zyrtarë të lartë kanë lidhje me Ish-Sigurimin e Shtetit
31/01/2019 12:57
Altin Hoxha Sekretar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit, i ftuar në ” Wake Up” tregoi se nga 1500 zyrtarë të lartë që i janë nënshtruar procesit të pastrimit të figurës dhe lidhjeve të tyre me ish- Sigurimin e Shtetit, në 30 prej tyre janë gjetur lidhje me sistemin e atëhershëm dhe vetëm 5 prej tyre e kanë pranuar këtë fakt ndërkohë që 25 e kanë apeluar. Aktualisht tha Hoxha janë hapur mbi 1200 dosje.
Por, problemi më i madh në këtë proces është fakti se Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit ka trashëguar një arkiv të gjymtuar, pasi një pjesë e madhe e dokumenteve janë shkatërruar.
Top Channel