Pushohen hetimet ndaj deputeti t të LSI, Gledion Rahovica. Vendimi është marrë nga Prokuroria e Tiranës pasi saj, rezulton që Rahovica nuk ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit.
Menjëherë pas kësaj, ish-deputeti në qarkun e Beratit ka kërkuar rikthimin e mandatit të deputetit pas vendimit të Prokurorisë që e nxori të pafajshëm, ndërsa shqyrtimi për rikthimin e mandatit pritet të merret sot në orën 12:00 nga Gjykata Administrative.
Kujtojmë se Komisioni Qendror Zgjedhor vendosi t’ju heqë mandatin dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi i PDIU dhe Gledion Rahovica i LSI-së me kërkesë të njësisë së dekriminalizimit.
Ish deputeti i LSI-së, Gledjon Rehovica, akuzohej nga Prokuroria se ishte arrestuar në vitin 1999 në Itali për “vjedhje dyqani”. Ai mohoi akuzat e Prokurorisë në atë kohë duke thënë se ka qenë student në Romë gjatë kohës për të cilat flet akuza e Prokurorisë.
Top Channel