Rruga rurale që shkon drejt fshatrave të sipërm të njësisë Odrie është plotësisht e amortizuar.

Banorët e Hundëkuqit tregojnë sesi janë të izoluar vetëm për shkak të 3,5 km rrugë që i lidh ata me aksin nacional. Banorët nuk çojnë në treg asnjë produkt nga oborret e fermave të vogla sepse kostoja e transportit është shumë e lartë.

Aksi përshkohet vetëm nga mjete të larta dhe i vetmi produkt që del nga fshati është qumështi që grumbullohet prej punishteve.

Megjithëse shumë pranë qytetit zona të jep përshtypjen se ka mbetur pas në kohë në vitet e para të tranzicionit.

Në fshat nuk ka infrastrukturë, shumë shtëpi janë të rrënuara, ish godinat publike në qendër të fshatit si qendra kulturore, zyrat e kooperativës janë kthyer në hangarë bari. Tani vetëm 20% e banorëve të dikurshëm jetojnë në fshat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA