Anëtari i KPK-së, në Prokurori për provimin e anglishtes
31/01/2019 17:49
Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Lulzim Hamitaj u paraqit në Prokurorinë e Tiranës pasditen e së enjtes, për të dhënë shpjegime në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për falsifikim dokumentacioni.
Hamitaj i tha grupit të hetimit se, e ka marrë provimin e anglishtes në përputhje me ligjin.
“Kam dhënë provimin dhe më pas jam larguar jashtë shtetit, u shpreh Hamitaj. – Kur u ktheva tërhoqa dokumentin”.
Kjo çështje iu referua Prokurorisë së Tiranës nga Prokuroria e Përgjithshme, pas denoncimeve publike.
Top Channel