Një sasi prej rreth 200 gramë lëndë eksplozive tritol është vendosur në hyrje të një lokali në lagjen Pavarësia të qytetit të Vlorës. Eksplozivi ishte me fitil dhe vendosur tek dera e lokalit në pronësi te shtetasit Adratik Brahimaj 50 vjeç.

Lënda shpërthyese është gjetur nga vetë pronari rreth orës 7 të mëngjesit, pikërisht në momentin kur shkoi të hapte barin. Për fat të mirë lënda eksplozive nuk ka shpërthyer, ndërsa pas konstatimit të pakos janë njoftuar edhe ekspertët e Policisë.

Në fakt, situata ka qenë disi e ndërlikuar, sepse Policisë i është dashur të sigurisë një perimetër të gjerë të vendngjarjes, duke penguar lëvizjen e qarkullimit të mjeteve, që për shkak të orarit ka qenë me trafik të ngarkuar. Autoritetet e policisë kanë përcaktuar dhe llojin e lëndës plasëse, ndërsa pakoja është asgjësuar përmes shpërthimit të telekomanduar.

Pronarit të lokalit Adriatik Brahimaj, vetëm pak muaj më parë, pikërisht në nëntor të vitit 2018 në zonën e skelës pranë universitetit i kanë plagosur djalin Brikelo Brahimaj me armë zjarri.
Ndërkaq, policia identifikoi si autor të plagosjes së tij shtetasin E.Beqiraj. Për vendosjen e lëndës eksplozive, policia ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar disa kamera sigurie për të bërë të mundur identifikimin e autorit apo autorëve të mundshëm.

Pistat në të cilat po hetohet janë disa, por më kryesorja mbetet ndonjë konflikt për çështje pronësie, ose që lidhen me aktivitetin e djalit të tij. Burime të Policisë bëjnë të ditur gjithashtu se do të hetohet edhe në pistën e hakmarrjes, duke e lidhur këtë me ngjarjen ku mbeti i plagosur djali i pronarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA