
“Funari” turistik… fshati i fshehur mes katër liqeneve në Elbasan kërkon investime
30/06 13:19
Një shpërthim tritoli u raportua gjatë mesnatës në lagjen “Punëtori” në ambientet e një garazhi në Fushë Krujë.
Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk pati të lënduar në njerëz, por u dëmtua një mjet i cili ishte i parkuar.
Mësohet se makina e dëmtuar është në pronësi të një ish-efektivi policie të Krujës.
Bëhet fjalë për 58-vjeçarin Ramazan Çenia, të cilit iu dëmtua nga shpërthimi makina tip “Benz” që ishte e parkuar.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar konflikte të mundshme të Çenisë
Top Channel