Parlamenti britanik duket se i ka dhënë kryeministres Theresa May kohë deri ditën e Shen Valentinit për të arritur në ujdi me Bashkimin Evropian per çështjen e Brexit.
Deputetët refuzuan planet si për vonimin e datës së Brexit me nëntë muaj, ashtu dhe per daljen e Britanisë pa marrëveshje.
Nga shtatë amendamente deputetet votuan pro një amendament për të gjetur rrugë të tjera për çështjen e kufirit mes Irlandës, pjesë e BE-së, dhe Irlandës së veriut pjesë e Britanisë pas Brexit.
Mes tyre që u refuzua ishte edhe një amendament i paraqitur nga një deputete e opozitës laburiste për ta shtyrë Brexit për nëntë muaj, nëse nuk arrihet marrëveshje deri më 26 shkurt.
Kryeministrja Theresa May deklaroi më herët se ajo do të shkojë në Bruksel për të siguruar një ndryshim të çështjes së kufirit mes Irlandës dhe Irlandës se Veriut pjesë e Britanisë, i cili do të ketë forcë ligjore.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, kryeministrja britanike ka biseduar me kryeministrin e Evropës, Zhan Claude Juncker. Sipas kryeministres ka pak uri në Bruksel për ndryshime të marrëveshjes, por ajo ka besim se mund t’i arrij ato për të shpëtuar marrëveshjen e tërheqjes së negociuar me Bashkimin Evropian.
Duket se kryeministrja do duhet të jetë relativisht më e kënaqur krahasuar nga dy javë më parë. Por zhvillimet në Parlament janë thjeshtë një periudhë frymëmarrje për dy javë, dhe Brexit ende nuk dihet se çfarë formë do të marr, pas kalimit të topit të pragmatizmit nga Londra në fushën e Brukselit, për të mësuar se kush do shënojë në minutën e fundit të ndeshjes.
Top Channel