
Xhamia më e bukur në botë! Xhamia e Ballies në Elbasan mori çmimin si objekti i kultit më i bukur në vitin 2025
08/03 15:08
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë një 41-vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Asllan Fata mësohet se është 41-vjeçari i arrestuar, për të cilin Gjykata e Milanos në Itali, me Vendimin e datës 11.09.2007 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.
Top Channel