Anesti Stefa nuk regjistron dot pronën e tij në lagjen Sheq i Vogël në qytetin e Fierit. Tokën e kërkon që prej vitit 1994. Sot Anesti është 72 vjeç dhe trashëgim të bijve ashtu si prindërit e tij duket se nuk do t’u lërë tokën, por endjet nëpër zyra.

Toka me sipërfaqe prej 17.500 metra katror që iu shpronësua në vitin 1957, duhet t’iu rikthehej 25 vjet më parë me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Por pas vitit 1994 kur iu njoh e drejta e pronës, i janë rikthyer vetëm 12 mijë metra katror.

Vetëm gjatë pesë muajve të fundit Stefa ka shkuar më shumë se 20 herë në zyrat e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme në Fier.

Stefa është ankuar edhe në portalin qeveritar, por sërish nuk ka gjetur zgjidhje për tokën me probleme, e cila prej tre brezash tashmë nuk po i rikthehet familjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA