Pasditen e sotme, masivë shkëmborë u rrëzuan shumë pranë tunelit panoramik në aksin rrugor Lin-Pogradec, një investim madhor i qeverisë që ka përfunduar pjesërisht.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ARRSH, duke sqaruar se nuk ka pasur bllokim të lëvizjes në këtë aks, ndërsa incidenti është produk i reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit.

“Si pasojë e reshjeve të javëve të fundit, si dhe nga temperaturat shumë të ulëta shoqëruar me ngrica në segmentin rrugor Lin-Pogradec, ditën e sotme u aktivizua rrëshqitja e një blloku shkëmbor mbi trupin e rrugës. Theksojmë se qarkullimi i mjeteve në këtë aks nuk është bllokuar për asnjë moment, sepse qarkullimi kryhet në bypass-in e rrugës, i cili është jashtë kantierit, pra jashtë zonës ku ka ndodhur shembja e masivit shkëmbor duke mos rrezikuar përdoruesit e rrugës nacionale”, sqaron ARRSH.

Sipas institucionit në fjalë, “kontrata për ndërtimin e rrugës është ende aktive, ndaj këto ngjarje janë pjesë e risqeve të punës ndërtimore”.

Me ndërhyrjen e menjëhershme të ARRSH-së dhe ngritjen e grupit të punës janë marrë masa për plotësimin me sinjalistikën e nevojshme brenda kantierit, si dhe normalizimin e situatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA