Vakanca e Dedjes, 3 kandidatura për postin e gjyqtarit te Kushtetuesja
28/01/2019 15:52
Avni Shehu, Marsida Xhaferllari dhe Theodhori Sollaku janë 3 emrat që kanë paraqitur një kërkesë për shprehje interesi, shoqëruar nga dokumentacioni përkatës, për vendin e lënë vakant në Gjykatën Kushtetuese nga Bashkim Dedja.
Ish-kreu i Kushtetueses u largua nga organet e vettingut, më konkretisht nga Këshilli i Posaçëm i Apelimit, pasi më herët kishte kaluar fazën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Kërkesat e tri emrave të mësipërm vijnë pas shpalljes nga ana e Kuvendit, më 24 dhjetor, për hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Top Channel