Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një tjetër bankë ka rënë prè e vjedhjes pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Tepelenës.
Raportimet paraprake flasin për një person të maskuar me rroba ushtarake, i cili ka hedhur edhe një lëndë plasëse në momentin që ka hyrë në bankë, duke krijuar panik mes klientëve.
Personi thuhet të jetë larguar nga vendngjarja, së bashku me një shumë të papërcaktuar parash.
Në vendngjarje kanë shkuar forca policore dhe një grup hetimor për të hetuar mbi identifikimin dhe kapjen e autorit të grabitjes.
Top Channel