Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar se cila do të jetë lëvizja e radhës së forcës më të madhe opozitare në vend. Mësohet se është vendosur pjesëmarrje e pjesshme në mbledhje e komisioneve Parlamentare.

Kështu bëhet e ditur se PD do të shkojë në Komisionin e Medias dhe do të kërkojë anulimin e Ligjit të Arsimit.

“Aty ku ka kalendar me çështje sensitive për qytetaret do shkojmë. Arsimi në Shqipëri është në kolaps total. Duhet të angazhojmë gjithë kapacitetet tona per arsimin. Duhet të jemi të qartë. Qëndrimi ynë është anulimi i ligjit të arsimit të lartë. Për platformën e Arsimit të lartë të angazhohen, ish-ministra arsimi, deputetë aktuale, pedagogë”, është shprehur Basha.

Ndërkohë Top Channel ka mësuar se LSI do marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ku do të diskutojë amendimet e saj për Buxhetin e Arsimit ndryshe nga PD, e cila kërkon anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

Edhe deputetët e PD do jenë pjesë e Komisionit të Ekonomisë ku do të kundërshtojnë buxhetin e vitit 2019.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA