Neritan Ceka deklaroi në emisionin Open me Eni Vasilin se po të ishte në vend të ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi, do të jepte dorëheqjen.
Sipas arkeologut Ceka, ministri po mbron dikë në çështjen e kanionit të Holtës.
“Japin nga 500 leje dhe pastaj i ndalojnë. Zhvillimi dhe turizmi duhet të ecin paralel, pa dëmtuar njëri-tjetrin. E kam bredhur Holtën dhe e njoh të gjithë zonën. Hidrocentralet janë mirë të bëhen sepse “disiplinojnë” lumin. Nuk mund të thuhet t’i ndalojmë të gjitha. Në këtë rast, ose e ka fajin qeveria ose investitori. Shqipëria ka bukuri natyrore dhe një pjesë e tyre duhet shfrytëzuar me një plan që këta (qeveria) nuk e kanë. E gjithë pllaja mbi Holtë është vend fantastik dhe duhet futur në një plan të vetëm”, deklaroi Ceka.
“Klosi nuk është i sinqertë, kërkon të mbrojë dikë. Unë po të isha ministër do të jepja dorëheqjen ose atë “dikë” do ta çoja në prokurori. Duhet të përfundojë historia ku të gjithë bëjnë gjëra dhe askush nuk merr përgjegjësi”, shtoi Ceka.
Top Channel