Në një lidhje direkte me emisionin Open, banorët e Zagorisë thanë se “projekti i kompanisë Shell për kërkimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve është kryqëzim për Zagorinë”.

“Zagoria ka ruajtur në shekuj virgjërinë e saj, ka bukuritë e saj dhe identitetin e saj historik dhe kulturor. Pasi u ligjërua si park natyror vjen miratimi për SHELL-in për të shfrytëzuar burimet. Shpimet do të rrëzojnë çdo monument kulture që janë të rrënuara. Kemi të bëjmë me shtet të mbaruar që nuk na ndihmon për asgjë”, thanë banorët.

Ministri Klosi u përgjigj nga studio se Edi Rama e ka shpallur zonë të mbrojtur dhe të gjithë HEC-et e dhënë më parë nga Berisha u fiksuan në këtë vendim qeverie. Vetëm nëse bie ky vendim mund të ketë shpime në Zagori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA