Një i burgosur shqiptar është gjendur i vdekur në qelinë e tij, në burgun famëkeq të Koridhalosit në kryeqytetin grek, Athinë.

Sipas burimeve nga policia greke, shqiptari i moshës 33-vjeçare është gjetur pa shenja jete, gjatë paradites të së dielës.

Raportohet se mbi trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune, por hetuesit dyshojnë se viktima ka marrë dozë të lartë droge.

Shqiptari 33-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet publik, mbahej në burg me akuza për përfshirje në trafikun e drogës.

Trupi i tij u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore dhe në vazhdim do t’u dorëzohet familjarëve për të kryer ceremoninë mortore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA