Del dielli, në Durrës krijohet trafik në rrugën e plazhit
27/01/2019 12:56
Moria e automjeteve që lëvizin në drejtim të bregdetit ka shkaktuar vështirësi e vonesa në qarkullimin rrugor përgjatë aksit rrugor Ura e dajlanit -Plepa, në të dyja kahet e lëvizjes.
Ngarkesë në qarkullim ka dhe në rrugën përgjatë shëtitores bregdetare “Taulantia”.
Shumë qytetarë kanë shfrytëzuar fundjavën me diell për të shijuar ajrin e jodizuar dhe një kafe a drekë buzë detit.
Top Channel