Reshjet e shiut të rëna ditët e fundit kanë rikthyer problemet për banorët e fshatit Nartë të Vlorës. Më shumë se 100 banesa të këtij fshati janë të rrethuara nga uji.

Banoret pohojnë për TCH se çdo vit është e njëjta situatë , sa herë bien reshje shiu, uji që mblidhet nga kodrat e qytetit, shkarkon në tokat e fshatit dhe më pas hyn nëpër banesa.

Situata krijohet nga kanali i kullimit në Panaja që është hapur për vaditje dhe uji del nga tubacionet e përmbyt Nartën. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për tubacionet që kalojnë poshtë hekurudhës, që përkeqësojnë edhe më shumë situatën.

Sikur të mos mjaftonin këto, hidrovori i Goricës nuk punon për të larguar ujin në rastet e reshjeve të shumta. Banorët e kanë ngritur këtë shqetësim prej vitesh, por asnjë masë nuk është marrë për largimin e ujit nga banesat e tyre.

Siç duket dhe nga pamjet, të gjitha tokat e këtij fshati janë të përmbytura dhe nuk ka dallim nga një liqen, ose nga laguna e Nartës që është aty pranë. Nëse nuk vendosen në funksion pompat e hidrovorit, uji shumë shpejt do të futet në banesat e fshatarëve të Nartës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA