Akte dhune në futbollin anglez
27/01/2019 10:05
Në fushë shkoi gjithçka në mënyrën më të mirë por jashtë saj, në futbollin anglez u rikthyen imazhet e huliganizmit dhe dhunës. Miluoll mposhti Evertonin në limitet e kohës së rregullt, duke triumfuar me shifrat 3-2 pas minutës së katërt të shtesës.
Por, starti i takimit të FA Cup nuk ishte shumë i qetë për dy skuadrat, me dy tifozeritë e saj që u përfshinë në një grindje masive e cila vazhdoi edhe pas finishit.
Skenat e dhunës ndodhën jashtë stacionit të Surrey Quays në juglindje të Londrës, me pamjet që u regjistruan nga kamerat e policisë.
Një person u plagos rëndë me thikë në fytyrë, por është jashtë rrezikut për jetën ndërsa forcat e rendit vendosën në pranga të paktën 10 persona.
Top Channel