Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar të gjithë përdoruesit e rrugës që të jenë të vëmendshëm, pasi për shkak të punimeve pranë CityPark dhe Ford, trafiku në drejtimin Durrës-Tiranë do të orientohet me një kalim.
Njoftimi
Në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, tek CityPark dhe Ford për referencë, në kuadër të punimeve të emergjencës të miratuara për këtë segment rrugor, sot po punohet për zevendësimin e new jersave me guardrela në këto dy pika të saj.
Punimet do të realizohen brenda 2 ditëve dhe trafiku në drejtimin Durrës-Tiranë në këto segmente do të orientohet me një kalim. Ndërkohë, janë marrë masat për devijimin e trafikut me sinjalistikën e nevojshme me qëllim orientimin sa më të qartë të qytetarëve.
Top Channel