Reshjet e borës që kanë rënë gjatë natës në disa rajone të vendit kanë sjellë probleme me qarkullimin në disa akse të vendit.

Ja situata sipas ARRSH-së:

Në Gjirokastër:

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.

Në Qarkun Vlorë qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.

Në Qarkun Korçë, gjatë orëve të natës ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin dhe zgjerimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Qarkullohet me zinxhir:
Rruga K/Boboshticë- Dardhë,
Rruga Qafë Qarri-Ersekë

Në Rajonin Qendror Tiranë:
​Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen pa probleme.

?Në Rajonin Verior Shkodër:
Gjatë natës ka pasur reshje bore shoqëruar me erë të fortë. ?
Qarkullohet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir ne rrugët:

Zalldardhë-Reç-Draj Reç
Kryqëzim Domaj-Draj Reç
Ura e Cerenecit-Steblevë, 20 km e fundit të aksit.
Kuben-Vasie
Trebisht-Doganë
Qafë Bualli-Krastë

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA