Dera e bllokuar me karrige dhe banka në Fakultetin e Drejtësisë është dera që ndan studentët e Juridikut: një pjesë që duan të rifillojnë mësimin dhe pjesa tjetër që prej ditësh janë ngujuar brenda Fakultetit.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni siç edhe premtoi u paraqit në Fakultet, pas kërkesës së studentëve për dorëzimin e detyrës së në rast se nuk garantonte fillimin e procesit mësimor.
Ardhja e tij solli përplasje mes dy grupeve studentore.
Duke qenë se studentët e ngujuar nuk pranuan të negocionin me të në këto ambjente, Koni përfundoi në mbledhje sërish me dekanin Artan Hoxha.
Pas daljes nga zyra, fjalët e rektor Konit për mediat ishin të pakta: “Unë si rektor i Universitetit të Tiranës do ushtroj kompetencat”.
Ikja e rektorit nga Fakulteti i Drejtësisë pa rënë në konsensus me asnjë nga palët e studentëve, lë ende dyert e Fakultetit të bllokuara. Mbetet për t’u parë zgjidhja pas takimit të përfaqësisë të të ngujuarve në rektorat, të cilët kërkojnë rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë.
Top Channel