Mbyllja e qeverisë në SHBA, politikanët nën “akuzë”

25/01/2019 17:08

“Nuk kanë bukë të hanë? Po atëherë, le të hane ëmbëlsira!” Shprehja e famshme e atribuuar Maria Antuanetës, përdorur në sfondin e shpërthimit të zemëratës popullore në Francën e shek XVIII të nxitur nga varfëria, tani po gjen përdorim në shkrimet që vënë në lojë qëndrimin shpërfillës të republikanëve të pasur ndaj mbylljes së pjesshme të qeverisë amerikane.

Politikanë në zë akuzohen se e po e bëjnë veshin të shurdhër ndaj zërave që kërkojnë rikthimin e normalitetit për 800.000 punonjës federalë të cilët nuk paguhen prej një muaji tashmë.

Donald Trump e ka cilësuar këtë “një sakrificë patriotike” të bërë në emër të ambicieve për siguri më të madhe kombëtare, ndërsa disa pjesëtare të kamur të administrates së tij e konsiderojnë një muaj pa rrogë si problem të vogël dhe lehtësisht të kapërcyeshëm.

Të enjten, sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross u shpreh se realisht nuk e kupton përse punonjësit e papaguar të qeverisë po i drejtohen bankave të ushqimit.

Ross, që raportohet të ketë një pasuri prej 700 milionë dollarësh, i tha CNBC-së, se punonjësit në fjale do të bënin më mirë të mendonin për të marrë një kredi bankare.

Ai madje kritikoi dhe disa prej punonjësve që nuk janë paraqitur në vendin e punës për të punuar të papaguar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA