Dhimitër Kavaja ankohet në Fiks Fare pasi edhe pse ka një vendim gjykate që është divorcuar në vitin 2014, nuk martohet dot pasi në gjendjen civile rezulton i martuar.

Qytetari shkon në Njësinë Administrative Gjinar në muajin dhjetor, por nuk e gjen në punë punonjësen e gjendjes civile.

Punonjësja, e cila është edhe kunata e administratorit, figuron me raport mjekësor.

Raporti është vetëm për muajin janar, por administratori e justifikon mungesën e saj në dhjetor me pretendimin se ajo nuk e ka kryer të gjithë lejen e zakonshme në kohën kur e ka marrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA