Dy lagje të reja në Njësinë 5 me rrjet të ri ujësjellësi

25/01/2019 10:53

Dy lagje të tjera në Njësinë nr.5 në kryeqytet kanë një furnizim më të mirë dhe më cilësor me ujë.

Bashkia e Tiranës, nëpërmjet UKT-së, ka zbatuar dy investime të veçanta ku është zëvendësuar rrjeti i vjetër dhe i amortizuar me një rrjet krejtësisht të ri.

Investimi i parë u krye në rrugën “Medar Shtylla”, ku grupet e punës së UKT-së bën të mundur zëvendësimin e gjithë rrjetit me tubacione të reja dhe materiale bashkëkohore që garantojnë një furnizim dhe cilësi më të mirë të ujit që mbërrin në shtëpitë apo bizneset e ndryshme.

Gjithashtu, UKT nxori tërësisht nga funksioni rrjetin e vjetër të furnizimit me ujë të pijshëm edhe në rrugën “Jusuf Vrioni”, duke e zëvendësuar me një rrjet të ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA