Bashkia e Peqinit ka një numër të konsiderueshëm të personave me aftësi ndryshe. Janë jo pak, por 600 persona me aftësi ndryshe të cilët kërkojnë shërbime të veçanta, ndër to mbi 150 janë fëmijë.

Për këta fëmijë Bashkia e Peqinit nuk ofron asnjë shërbim. Pavarësisht numrit, këtu nuk ka një qendër e cila mund të ofrojë lokopedi, fizioterapi, psikolog, apo shërbime të tjera në varësi të sëmundjes, ndërkohë familjet nuk i përballojnë këto shërbime me mundësitë e tyre.

Në vitin 2011 në Bashkinë e Peqinit u ngrit një qendër që ofronte shërbime për fëmijët me aftësi ndryshe, por pas mbarimit të projektit, pushteti vendor nuk e menaxhoi qendrën e cila më pas u mbyll. Ndërsa edhe arsimimi i këtyre fëmijëve është thuajse inekzistent.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA