Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të skanojë 182 kontrata koncesionare për 440 hidrocentrale private që janë dhënë në Shqipëri.

Çdo subjekt do të verifikohet për dokumentacionin licensues dhe do të bëhet kontrolli fizik në terren.

“Procesi në fjalë do të bazohet në dy kritere: kriteri i përputhshmërisë ligjore dhe përmbushja e kushteve kontraktuale nga subjektet e licensuara, duke përfshirë këtu kushtet teknike dhe afatet kohore, si dhe kriteri i përputhshmërisë me kërkesat mjedisore”, deklaroi ministrja Balluku.

Nga 440 hidrocentrale të dhëna me koncesion, vetëm 96 janë vënë në punë, që i përkasin 73 kontratave. Ndërkohë, për koncesionet për të cilat nuk janë operative, ështe vendosur pezullimi: “Nga ana tjetër, kam vendosur ngrirjen e të gjithë kontratave jooperative deri në daljen e raportit të skanimit të tyre”.

Nëse do të gjenden shkelje, brenda kornizës ligjore do të bëhet prishja e kontratave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA