Fakulteti i Drejtësisë është i vetmi që i ka ende dyert e mbyllura. Krahas studentëve protestues, studentët e tjerë të juridikut, shqetësimin për mosfillimin e procesit mësimor e adresuan pranë rektoratit.

“Për shkak të ngujimit të disa studentëve është i pamundur zhvillimi i procesit mësimor. Ne duam t’i rikthehemi normalitetit dhe të mos rrezikojmë humbjen e vitit. Kjo gjë do të na kushtojë shumë ne, kemi shumë peshë nga mësimet dhe duam që edhe orët që kemi humbur të realizohen”, shprehen disa studentë.

Në audion e siguruar nga Top Channel brenda mbledhjes së Senatit Akademik me dyer të mbyllura, ku pjesë e tij u bënë edhe studentët, dëgjohen akuzat e këtyre të fundit ndaj rektorit Mynyr Konit.

“Të ngriheni që në këtë moment nga karrigia që jeni ulur, bashkë me administratorin e të shkoni në Fakultetin e Drejtësisë. Nëse nuk e ndjeni që mund ta bëni këtë detyrë, mund të jepni dorëheqjen. Jeni duke shpërdoruar detyrën se keni një vendim para të senatit që nuk po e zbatoni. Sikur po kërkojmë ndonjë nder. Po kërkojmë gjënë më minimale, të drejtën për arsimim”, janë disa prej kërkesat e akuzat e studentëve.

Vetëm pas kërkesës të studenteve për dorëheqje, rektor Koni u tërhoq duke premtuar zgjidhje konkrete për garantimin e procesit mësimor, gjë që nuk u realizua me daljen e vendimit të Senatit të UT-së më 14 Janar.

Përfaqësuesit e studentëve që u bënë pjesë e mbledhjes të Senatit Akademik treguan vendimin që u mor për të zgjidhur ngërçin në Fakultetin e Drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA