‘Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji’, Balluku: Shqipëria do të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt energjetike
Një tjetër bllok banimi në kryeqytet, kësaj here në periferi, po merr një pamje të re, me infrastrukturë rrugore dhe standarde.
Fjala është për bllokun e pallateve që kufizohet nga rrugët “Bujar Kaloshi” dhe Rr. “Learton Vathi” në Njësinë Administrative Nr.11, që po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë, duke përfshirë infrastrukturën nëntokësore, ashtu edhe atë sipërfaqe me rrugë, trotuare, ndriçim etj.
Me temperaturat më të favorshme e bashkëpunim nga banorët, Bashkia e Tiranës po vijon me intensitet punimet edhe në këtë bllok banimi.
Sikurse u premtua katër vite më parë, Bashkia e Tiranës ka shtrirë investimet e saj edhe nëpër lagje, duke rehabilituar çdo vit rreth 50 blloqe pallatesh me të gjithë infrastrukturën e nevojshme.
Top Channel