DigitAlb, ndryshim strukturor për përmirësimin e kompanisë
24/01/2019 15:58
DigitAlb njofton të gjithë abonentët, partnerët dhe bashkëpunëtorët se të mërkurën administrimi i përgjithshëm i kompanisë ka pësuar ndryshime organizative.
Nëpërmjet këtij njoftimi, DigitAlb qartëson se ky ndryshim strukturor ka për qëllim përmirësimet organizative në kompani.
Kompania përgënjeshtron të gjitha komunikimet jozyrtare të publikuara në disa media dhe garanton vijueshmërinë e suksesshme te aktivitetit të kompanisë, duke ruajtur stabilitetin e përditshëm operacional e financiar në treg.
Top Channel