Oficeri kurajoz, Arben Ujka kujtohet sot si dëshmori i parë i forcave speciale RENEA, që është vrarë në përleshje të armatosur në periudhën e demokracisë. Ai ka humbur jetën më 22 gusht të vitit të largët 1993, por sot e kësaj dite, emri i tij përmendet si model nga kolegët.

“Është shquar se kishte shumë guxim, shumë i saktë, i disiplinuar”, tha Hil Lushaku, ish-komandant i RENEA-s.

“Ai ka qenë natyrë…shumë guximtar si natyrë”, tha Gjergj Ujka, vëllai i Arben Ujkës.

Atë ditë, në fshatin Mushan të komunës Dajç u vranë oficeri i forcave të ushtrisë, Sadik Erkoçi, dhe djali i xhaxhait të tij, Daut Erkoçi.

“Ministri i Brendshëm, zoti Musaraj ka qenë atëherë, ministri i Mbrojtjes, zoti Zhulali, do të shkonim për kafe te familjet e të ndjerit, oficeri me kushëririn. Kur do të shkonim për vizitë me helikopter është kërkuar dhe një nga RENEA, ka ndodhur si koinçidencë, është përzgjedhur. Faktikisht nuk ka qenë në shërbim atë ditë”, tha Gjergj Ujka, vëllai i Arbenit.

Autori i krimit, Gëzim Sadiku do të arratisej nga vendngjarja. Ndërkohë, drejt fshatit u nisën forca të shumta policie dhe një grup i forcave RENEA. Tensioni ishte i lartë, pasi vrasësi i dyfishtë qarkullonte i armatosur dhe i vendosur për të mos u dorëzuar.

“Ata do të ktheheshin për në Tiranë, ky qëndroi ngaqë kishte edhe trupat e veta. ‘Me dëshirën time po rri’, i ka thënë Vasillaqit, shefit. Ata vazhdonin se nuk ishte përmbyllur, nuk kishte informacione ku bëhej njeriu që kishte bërë vrasje”, tha Gjergj Ujka.

Edhe pse nuk ishte në shërbim, me vendimin për të qëndruar në aksion, Arben Ujka do të vuloste fatin tragjik të tij. Në zonë nis krehja e banesave në kërkim të vrasësit. Kontroll pas kontrolli, e pa rezultat, forcat speciale kishin ndierë lodhjen. Në momentin që menduan se Sadiku ishte larguar, në hyrje të një banese qëllohet me breshëri në drejtim të forcave speciale.

“Në momentin që u rrethua banesa dhe trupat speciale po futeshin brenda, dikush nga policia sinjalizoi grupin ku ishte Arbeni se e kishin gabim dhe të dhënat nuk janë për këtë banesë, të dhënat janë për banesën tjetër. Në fakt personi kishte ndërruar banesë, kishte qenë në atë banesë dhe kishte shkuar në banesën tjetër. Kishte diçka negative, se forcat speciale nuk e kishin fytyrën e dukshme të personit dhe nuk e njihin fizikisht”, tha Hil Lushaku, ish-komandant i RENEA-s.

Pikërisht kjo banesë, është vendi ku ka rënë në krye të detyrës Ujka. Sot, pas 26 vitesh ajo, ëhstë transformuar dhe nuk ngjason fare me godinën 1-katëshe që ka qenë në Gushtin e vitit 1993.

“Ai ka qenë i vendosur në fund korridorit, i ka qëlluar, janë përlpasur direkt. Unë e kam parë pas atë banesën, e ka prit me zajrr”, tha Gjergj Ujka vëllai i Arben Ujka.

“Këta dolën përballë derës dhe personi gjuajti. Në momentin kur personi gjuajti me armë, Arbeni u përgjigj me një breshëri automatiku, depërtoj Brenda dhe shkalloj derën”, tha Hil Lushaku, ish komandant i RENEA-s.

Në ato momente, Arbeni që ishte i pari në rresht mbetet i vetëm, pasi kolegët pas tij detyrohen të tërhiqen nga breshëria e armës që i kapi në befasi.

“Qe një vështërsi për tu futur dhe shumë shpejt e kanë nxjerr Arbenin, kanë kaluar 10 minuta kohë për tu future për ta nxjerr”, tha Hil Lushaku, ish komandant i RENEA-s.

“Dy shokët që kanë qenë me të dhe grupi janë tërhequr, se normalisht ska pasur as antiplumb, visheshin, sapo kishin filluar këto ngjaret, s’është përballur policia e shtetit. Ishte rasti i parë që RENEA është përplasur me zjarr”, tha Gjergj Ujka vëllai i Arben Ujka.

Pas pak çastesh, ndalet zjarri dhe efektivët rifuten në veprim. Por, gjithçka kishte mbaruar. Arben Ujka kishte arritur të eliminonte personin e rrezikshëm, por gjithashtu kishte mbetur vetë i plagosur. Efektivi transportohet me ambulancë, por hemorragjia i merr jetën vetëm pas pak minutash.

Vrasësi Gëzim Sadiku u eliminua Arben Ujka, por vitet e mëvonshme nisën një seri hakmarrjesh mes fiseve shkodrane, duke shkaktuar 11 viktima.

Arbeni zë vend në historinë e policisë dhe forcave speciale si një prej emrave më të dalluar. Emrin e tij të mirë e pasoi i vëllai, Gjergji, i cili shërbeu në repartin RENEA, plot 22 vite.

“Im vëlla është vrarë në 22 gusht ’93, unë kam filluar në tetor fill, e ndjeja si detyrim, unë e kam zëvendësuar tim vëlla”, tha Gjergj Ujka vëllai i Arben Ujka.

Karriera e tij në forcat RENEA dhe polici merr fund në vitin 2014, kur drejtori i atëhershëm Artan Didi ndërmerr një reformë në këtë repart.

“Ikja kështu në dukje është me dëshirë, por mbasi kisha ca kërkesa, ulje në gradë që nuk e pranova. Desha ta takoja drejtorin, ai ka ngrënë bukë disa herë, nuk pranoi”, tha Gjergj Ujka vëllai i Arben Ujka.

Këto foto të rralla që shihni, datojnë rreth 27 vite më parë. Aty, dëshmori Ujka shfaqet së bashku me ish komandantin e RENEA-s dhe ish-drejtorin e përgjithshëm të policisë Artan Didi. Në një tjetër foto, ai shfaqet përkrah aktorit të famshëm Italian Mikele Plaçido. Ujka, ishte një efektiv besnik dhe mjaft i përgatitur i cili shpesh merrte pjesë në shoqërimin e personaliteteve të të huaja që vizitonin vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA