Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka bërë apel sot PD-së, që të vijë një orë e më parë në Kuvend, për miratimin e paketës së reformës zgjedhore.

“PD të marrë përgjegjësitë lidhur me miratimin e paketës së reformës zgjedhore, është rasti që partitë të heqin dorë nga administrimi i procesit zgjedhore dhe të jetë një trupe e pavarur që ta administrojë, për herë të parë në 27 vite shumica i ka dhënë mundësinë opozitës, që të jetë ajo që të shkruajë ndryshimet dhe maxhoranca të ofrojë numrat në Kuvend për ta miratuar, rasti të eksplorojmë për herë të parë teknologjinë në zgjedhje. Në shkurt të 2017 PD hyri në bojkot me protestë 90 ditore që kishte të bënte me testimin e teknologjisë. Tani është rasti t’u japim grave të jenë të përfaqësuara në këshillat bashkiake dhe partitë të mos mjaftohen me gjobat në KQZ por të rrinin barazinë gjinore në Kuvend”, u shpreh Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA