Një foshnjë 4 muajshe me inicialet A.A nga Manza e Durrësit ka humbur jetën në shërbimin e pediatrisë në QSUT për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga fruthi.

Burime nga QSUT thonë se pas u prek nga virusi i fruthit gjendja shëndetësore u përkeqësua për shkak të një pneumonie masive.

Edhe pse nën terapinë intensive të mjekeve pediatër në reanimacione pediatrisë foshnja e vogël nuk mundi të mbijetonte.

Në një kohë kur vendi është në një situatë fruthi, ky është rasti i parë që humb jetën këtë vit.Por ajo që është më shqetësues është fakti se foshnja e vogël edhe shumë raste të tjera që po paraqiten në shërbimin e pediatrisë të prekur nga fruthi janë infektuar po aty në urgjencën e pediatrisë.

Burime të Top Channel bëjnë me dije se foshnja kishte qenë e shtruar dy javë më parë në shërbimin e pediatrisë me bronkolite ku sipas mjekëve ka rënë në kontakt me fruthin.

Duke qene vetëm 4 muajshe, është e pavaksinuar dhe ka bërë komplikacione të rënda që janë të njohura tanimë për virusin vdekje prurës.

Në fakt raste e këtij viti ku vetëm javën e parë të janarit u regjistruan 11 fëmijë të prekur kanë qenë nën moshën dy vjeç, të pa-vaksinuar dhe që kishin rënë në kontakt me fruthin pasi kishin qenë në urgjencën e pediatrisë për shkak të virozave.

Mjeket bëjnë apel që për çdo rast prindërit të evitojnë së të munden shërbimin e pediatrisë dhe t’i drejtohen pediatreve nëpër Qendra Shëndetësore.

Nga ana tjetër Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje prindërve të mos shtyjnë në kohë vaksinën MMR tek fëmijët si në dozën e parë që behet 1 vjeç ashtu edhe per dozën e dytë që bëhen në moshën 5 vjeçare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA