Shkarkohet kreu i ARRSH-së, Afrim Qëndro. Ja kush e zëvendëson
22/01/2019 10:58
Drejtori i Autoritetit Shtetëror të Rrugëve (ARRSH), Afrim Qëndro është shkarkuar sot nga detyra. Vendimi është marrë nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Në vend të tij është emëruar ish-ministrja e Mbrojtjes së Sipërmarrjes, Sonila Qato.
Më herët, i njëjti vendim ishte marrë edhe për kreun e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Klodian Gradeci, ndërsa në vendin e tij u emërua Skerdi Drenova.
Vendimet vijnë pas skandalit me kompaninë“DH Albania”e cila fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro për Unazën e Re dhe për një linjë transmetimi mes Burrelit dhe Peshkopisë.
Kompania kishte falsifikuar dokumentet dhe të dyja kontratat janë prishur.
Top Channel