Prokuroria ka përfunduar hetimet për vdekjen e 27-vjeçarit, Enea Ftoji, në ambientet e Komisariatit të Korçës, ndërsa ka kërkuar pushimin e çështjes.

Në raportin përmbledhës të hetimit, prokurorja e dosjes Oli Visi ka konkluduar se fakti i ndodhur nuk përbën vepër penale.

Mbi Enea Ftojin, policia nuk ka ushtruar dhunë, ndërsa vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore, si pasojë e ishemisë akute të miokardit.

Raporti sqaron gjithashtu se Enea Ftoji, përdorues i lëndëve narkotike, vuante nga problemet në mushkëri. Por, përballë vendimit të Prokurorisë për pushimin e çështjes kanë reaguar familjarët e viktimës.

Babai i Enea Ftojit, Tomori ka akuzuar instancat për papërgjegjshmëri në procesin hetimor.

Gjatë hetimit, Prokuroria ka marrë dëshmitë e policëve dhe disa personave të shoqëruar në Komisariatin e Korçës, në kohën kur i riu ndodhej në qeli, por asnjë prej tyre nuk pohoi ushtrimin e dhunës ndaj Enea Ftojit, ndërsa kamerat e sigurisë në ambientet e brendshme të komisariatit nuk kanë regjistruar asgjë, pasi ishin jashtë funksionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA