Wake Up/ Eno Zeneli: Tregu, i mbingopur me makina të përdorura
21/01/2019 12:37
Prej gati dy muajsh, në Shqipëri ndalohet me ligj importi i makinave më të vjetra se sa 10 vjet.
E nëse ky ligj u vendos për të reduktuar ndotjen në mjedis, duket se do të sjellë efekte të tjera tek qytetarët shqiptarë, efekte që lidhen me anën financiare.
Eksperti i automobilizmit, Eno Zeneli, i ftuar në ” Wake Up”, u shpreh se për një vit qytetarët nuk do të përballen me ndryshime drastike të çmimeve si pasojë e numrit të lartë të makinave të importuara. Por, Shqipëria, tha ai, është një nga vendet që ka një mbingopje të makinave të përdoruara me një moshë mesatare mbi 20 vjet.
Top Channel